Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

12 basketbollistët e Kosovës përballë Norvegjisë

nga B.K26 shkurt 2022


Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Minatori të Mitrovicës.
Christos Marmarinos ka përzgjedhur 12 basketbollistët që do të jenë në këtë përballje.
Stërvitjet kanë filluar të shtunën e kaluar (19 Shkurt), ndërsa pas përgatitjeve i është bashkuar amerikani i natyralizuar Scott Bamforth.
Kosova ndeshet me Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues. Në Grupin C bën pjesë edhe Danimarka.
Të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.
Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →