Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh

nga B G8 qershor 2026
​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh
Lajmi për vdekjen tragjike të futbollistit kosovar Fatjon Bunjaku ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit 22-vjeçar, duke raportuar për aksidentin fatal në të cilin ai humbi jetën dhe reagimet e shumta që pasuan në futbollin kosovar. Në artikullin e saj, “The Sun” e cilëson Bunjakun si një futbollist premtues që kishte përfaqësuar Kosovën në grupmoshat U19 dhe U21, ndërsa thekson se ai konsiderohej një prej talenteve që mund të kontribuonte edhe në ekipin A të Kosovës. Media britanike rikujton se ai kishte luajtur për disa klube në Kosovë, Kroaci dhe së fundi te klubi shqiptar AF Elbasani. “The Sun” ka publikuar edhe reagimin e presidentit të Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, i cili e përshkroi Bunjakun si një djalë të përkushtuar, ambicioz dhe të respektuar nga të gjithë ata që e kishin njohur. Sipas artikullit, vdekja e tij ka tronditur komunitetin futbollistik në Kosovë, ndërsa klubet, bashkëlojtarët dhe tifozët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e parakohshme të futbollistit. Bunjaku humbi jetën pas një aksidenti trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Mitrovicë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Maxhunaj, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.
← Më shumë lajme Më shumë nga Sport