Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Sulmi me kallash ndaj autobusit me udhëtarë në Malishevë, Prokuroria del me detaje

nga Gentrita Xhemajli20 orë më parë
Sulmi me kallash ndaj autobusit me udhëtarë në Malishevë, Prokuroria del me detaje
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se personi i dyshuar për sulm me kalash ndaj autobusit me udhëtarë në fshatin Pagarushë të Malishevës, është ndaluar për 48 orë. I arrestuari është S.M, i cili dyshohet për veprat Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Aty theksohet se do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit. “Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
← Më shumë lajme📰 Më shumë nga Lajme